BRUKSEL – BE dhe G7 masa të reja shtrënguese ndaj diamanteve ruse

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian ka marrë masa të reja shtrënguese ndaj diamanteve ruse.

Sipas burimeve në presidencën e BE-së, kufizimet indirekte për importet kanë hyrë në fuqi brenda kornizës së G7-s, që nga marsi.

”Duke filluar nga sot, të gjithë diamantet ruse nga një karat e lart, ose të punuara në vende të treta, do të ndalohen nga tregu i G7-s, përfshirë BE-në, veçanërisht në lidhje me diamantet ruse të shndërruar në gurë të lëmuar”, shpjegojnë burimet zyrtare.

Megjithëse importuesit duhet të demonstrojnë origjinën joruse përmes provave dokumentare gjatë një periudhe tranzicioni gjashtëmujore, pajtueshmëria me këtë ndalim indirekt të importit do të monitorohet përfundimisht përmes një sistemi verifikimi dhe certifikimi, bazuar në teknologjitë e fuqishme të gjurmueshmërisë.

”Kjo do të lejojë që diamantet të gjurmohen në mënyrë digjitale”, shpjegojnë burimet.

Në konsultim të ngushtë me anëtarët e G7-s dhe Komisionin Evropian, Belgjika po fillon sot prezantimin gradual të një sistemi kontrolli të bazuar në gjurmueshmërinë teknologjike, në mënyrë që sistemi të bëhet plotësisht funksional deri më 1 shtator.

”Vetëm një mekanizëm solid gjurmueshmërie do të ofrojë garancitë e nevojshme për ta bërë regjimin e sanksioneve sa më të papërshkueshëm, duke reduktuar në mënyrë efektive mundësitë e evazionit ose mospërputhjes”, shtojnë më tej burimet evropiane./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like