BRUKSEL – BE dërgon dy avionë të tjerë me ndihma humanitare në Gaza

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-ANSA/- Ura humanitare e BE-së për në Gaza ka organizuar gjashtë fluturime deri më tani dhe sot do të ketë të shtatën dhe të tetin.

Avionët do të transportojnë 45 tonë furnizime humanitare, kryesisht barna, instrumente mjekësore dhe ushqime.

Njoftimi u bë i ditur nga komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, në një konferencë për shtyp në aeroportin belg “Ostend”.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai, duke bërë thirrje për lejimin e aksesit të ndihmës humanitare dhe duke theksuar nevojën absolute për karburant në Gaza.

“BE do të vazhdojë të punojë për të lejuar aksesin humanitar në Gaza dhe të nxisë të gjitha palët të marrin masat e nevojshme, të tilla si afatet kohore humanitare, pauzat ose armëpushimet, për të siguruar një akses të sigurt dhe të pakufizuar të ndihmës për të gjithë banorët në Gaza”, tha Lenarcic.

“Nuk është fakultative, është një detyrim ligjor ndërkombëtar i të gjitha palëve të përfshira”, shtoi ai.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like