BRUKSEL – BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 prill /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim për sigurinë rajonale,” tha sot kryediplomati i bllokut, Josep Borrell në emër të BE-së në platformën X, dikur Twitter.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale”, shtoi ai.

“Në këtë situatë shumë të tensionuar rajonale, përshkallëzimi i mëtejshëm nuk mund të jetë në interesin e askujt”, tha Borrell në një deklaratë.

Ai gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Bashkimit Evropian për sigurinë e Izraelit.

“BE-ja mbetet e vendosur për të kontribuar në shmangien e përshkallëzimit dhe sigurinë në rajon dhe është në kontakt të ngushtë me të gjitha palët për këtë qëllim”, tha ai.

Ai foli me ministrin e Jashtëm iranian, Hussein Amirabdollahian për të përcjellë këto mesazhe dhe për t’i kërkuar Iranit të mos përshkallëzoje më tej konfliktin.

Borrell ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën për të diskutuar sigurinë në rajon. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like