BRUKSEL – BE ble 110 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 qershor /ATSH-AA/- Bashkimi Evropian (BE) do të blejë 110 mijë doza të vaksinës së lisë së majmunit për t’i dërguar në vendet anëtare, deklaroi sot Stella Kyriakides anëtare e Komisionit të BE-së përgjegjëse për shëndetësinë, në takimin e ministrave të Shëndetësisë të BE-së, në Luksemburg.

“BE pritet të nënshkruajë sot marrëveshjen për blerjen e 110 mijë dozave të vaksinës kundër lisë së majmunit, ndërsa dërgesat e para në vendet anëtare do të fillojnë në fund të qershorit”, tha Kyriakides.

Kyriakides tha se për momentin në vendet e BE-së janë zbuluar rreth 900 raste të lisë së majmunit, ndërsa numri i rasteve në mbarë botën është rreth 1 400.

Gjatë takimit të ministrave të Shëndetësisë të BE-së do të diskutohet edhe situata e pandemisë së COVID-19 dhe do të vlerësohen përpjekjet për të siguruar që vendet anëtare të kenë mjaftueshëm vaksina të përshtatura për variantet. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 83 raste të reja në 24 orët e fundit

You may also like