BRUKSEL – BE bie dakord për ndihmën ushtarake prej 500 milionë euro për Ukrainë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 13 prill /ATSH-DPA/ 27 vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të dërgojnë një ndihmë ushtarake tjetër prej 500 milionë euro në Ukrainë, njoftoi sot gjatë një deklarate diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Borrell tha se është thelbësore që Bashkimi Evropian të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën ndërsa Rusia përgatitet për një sulm të ri në lindje të vendit duke theksuar se javët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Kjo është paketa e tretë e ndihmës ushtarake që BE-ja ka rënë dakord t’i dërgojë Ukrainës për t’u mbrojtur në mes të pushtimit rus. Në total, BE-ja ka dërguar 1.5 miliardë euro ndihmë ushtarake.

Në shkurt dhe mars, BE-ja njoftoi dy këste të mëparshme të ndihmës ushtarake, secila me vlerë 500 milionë euro, hapi i parë historik për bllokun për të armatosur një vend jo-anëtar të BE-së nën sulm. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAKU, 162 inspektime në 24 orët e fundit
Artikulli tjetër​23 raste të reja me COVID-19


You may also like