BRUKSEL – BE 1,5 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka disbursuar 1,5 miliardë euro (1,6 miliardë dollarë) si mbështetje financiare për Ukrainën, për të ndihmuar qeverinë në Kiev të mbulojë nevojat e saj të menjëhershme për financim.

Ndihma e Komisionit Evropian këtë vit, ka arritur në 16,5 miliardë euro.

“Mes luftës së agresionit të Rusisë, ndihma financiare e BE-së ka rezultuar e dobishme për stabilitetin ekonomik të Ukrainës dhe për vazhdimësinë e shërbimeve të saj thelbësore publike”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke përfshirë edhe ndihmën ushtarake, mbështetja e përgjithshme e BE-së për Ukrainën arrin në 85 miliardë euro që nga pushtimi i plotë i Rusisë, në shkurt të vitit 2022.

Komisioni i ka premtuar Ukrainës 50 miliardë euro deri në vitin 2027.

Këtë vit, buxheti i shtetit ukrainas po financohet me 41 miliardë dollarë, ose rreth 60% e totalit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like