BRUKSEL – Baerbock: Të dalim nga varësia energjetike ruse

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Do të dalim gradualisht, por me shpejtësi të  përshpejtuar nga varësia nga energjia fosile e Rusisë dhe le ta bëjmë të qartë se do t’i shkurtojmë ndjeshëm të gjitha mënyrat e lidhjeve që kemi me Rusinë për të izoluar kështu qeverinë e saj, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Ne po përpiqemi t’i japim fund varësisë sonë si evropianë dhe si gjermanët”, vuri në dukje Baerbock duke theksuar se Berlini po punonte me partnerë në mbarë botën për të diskutuar opsionet alternative të naftës dhe gazit.

“Unë jam këtu sot për t’i bërë një thirrje urgjente të gjithë miqve të mi evropianë, por edhe komunitetit botëror dhe partnerëve tanë transatlantikë, ne kemi nevojë për solidaritet të përbashkët për ukrainasit, nuk kemi nevojë vetëm për korridore lokale, por për një transport ajror solidar për refugjatët”, shtoi ajo.

”Çdo shtet i Evropës do të duhet të mirëpresë qindra mijëra refugjatë dhe të njëjtën gjë do të duhet të bëjnë edhe në anën tjetër të Atlantikut, së bashku”, theksoi ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like