BRUKSEL – 93% e qytetarëve të BE-së të shqetësuar për koston e jetesës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 12 janar /ATSH-ANSA/ – Shqetësimi kryesor për 93% të qytetarëve evropianë ka të bëjë me rritjen e kostos së jetesës, sipas një sondazhi të fundit të Parlamentit Evropian.

Në çdo shtet anëtar, më shumë se shtatë nga 10 të anketuar thanë se ishin të shqetësuar për koston e jetesës.

Me 98%, Italia është vendi i tretë me shifrën më të lartë pas Qipros (99%) dhe Greqisë (100%).

Rritja e çmimeve, përfshirë ato të energjisë dhe të produkteve ushqimore, në fakt është ndjerë nga të gjitha kategoritë socio-demografike që kanë marrë pjesë në anketim.

Shqetësimi i dytë më i përmendur, me 82%, është kërcënimi i varfërisë dhe përjashtimit social, i ndjekur nga ndryshimet klimatike dhe përhapja e luftës në Ukrainë në vendet e tjera që zënë vendin e tretë me 81%.

Në Itali, ndryshimi i klimës, varfëria dhe përjashtimi social zënë vendin e dytë (të dyja 92%).

Sondazhi zbuloi gjithashtu një rritje të përqindjes së qytetarëve që përballen me vështirësi në pagesën e faturave shumicën e kohës, një rritje me nëntë pikë nga 30% në 39% nga vjeshta 2021.

Në Itali kjo shifër është në 64%./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like