Brojën e kërkon Real Madrid! Gazeta AS: Mes 8 kandidatëve, edhe sulmuesi shqiptar

by admin
Spread the love

Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Armando Broja, është temë diskutimi jo vetëm në Shqipëri.

Shtatlarti në pronësi të Chelseas në Londër, ka spikatur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar me fanelën e Sauthemptonit, teksa shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë të tyre ‘bomberin’ e Kombëtares shqiptare.

Së fundmi, prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë të saj me objektivat e Realit të Madridit, në kërkim të një lojtari me numër ‘9’, ku në mes 8 kandidatura është dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Natyrisht lajmi që vjen nga Spanja është i bujshëm, pasi bëhet fjalë për sulmuesin kuqezi, i cili vetëm 20-vjeçar është në “radarët” e një ndër klubet më të mëdha në botë. Së bashku me të, si objektiva të merkatos ‘los blancos’ janë edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç.

Pas eksperiencës si i huazuar te Sauthemptoni, Broja është rikthyer te Chelsea dhe e ardhmja e tij është ende e papërcaktuar, edhe pse është përfolur që klubi ‘blu’ i Londrës nuk dëshiron ta shesë, do ta huazojë sërish sulmuesin shqiptar, kësaj here te West Ham.


Top Channel

You may also like