Broja spektakolar, shënon golin e parë zyrtar me fanellën e Chelsea-t

by admin
Spread the love

Armando Broja gjen golin e parë në karrierë me fanellën e Chelsea-t, Sulmuesi 21-vjeçar mori topin mbi vijën e zonës, lëvizi mirë dhe e dërgoi në rrjetë me një goditje perfekte, duke vulosur rezultatin 3-0 ndaj Wolves.

Pikërisht në “Stamford Bridge”, para tifozerisë londineze, sulmuesi i talentuar i Kombëtares Shqiptare gjeti edhe golin historik, të parin me fanellën e Chelsea-t, skuadër me të cilën është bashkuar që në 2009-ën, duke kaluar të gjithë etapat.

Ky është goli i parë sezonal në Premier League për Brojën, që ka luajtur kryesisht duke ardhur nga stoli, ashtu si sot ndaj Wolves, ndërsa Chelsea triumfoi me rezultatin 3-0.


Top Channel

You may also like