Broja shkëlqeu, lavdërohet në transmetim direkt në studion e Sky Sports nga legjenda e Manchester Cityt

by admin
Spread the love

Armando Broja javë pas jave po tregon kualitetin dhe potencial që ai e posedon me paraqitjet e tij për Southampton në Premier Ligën Angleze. Broja edhe pse nuk shënoi gol ndaj skuadrës kampione, Manchester City, ai bëri një paraqitje tejet të mirë ndaj dy mbrojtësve me emër në futbollin anglez si Ruben Dias dhe Aymeric Laporte, shkruan Insporti.com.

Sulmuesi, 20-vjeçar, ishte fantastik në duele me dy mbrojtësit e Cityt duke iu shkaktuar probleme me shpejtësinë dhe fuqinë e tij.

Madje, ai shënoi gol por që iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Pas paraqitjes briliante, në studion e Sky Sports reprezentuesi i Shqipërisë u lavdërua.

Këtë herë vlerësimet për Brojën kanë ardhur nga një ish-ftubollisti i njohur i futbollit në Britani, bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Cityt Micah Richards, i cili tashmë është analist në Sky Sports.

Ish-kapiteni më i ri në moshë në historinë e Manchester Cityt, pranoi se kishte mbetur i çuditur nga shpërthimi i Brojës dhe i mahnitur nga ajo që ky djalosh po shfaqte, kishte theksuar për “Sky Sports”.

“Ai ka cilësi. Kur e pashë për herë të parë, ai ishte në huazim nga Chelsea, por ka shënuar 5 gola deri tani. Nuk ka frikë, është i fortë, vrapon prapa shpinës së mbrojtësve, mund të mbajë topin dhe është vetëm në moshën 20 vjeçare. Më ka bërë shumë përshtypje, Shpesh, kur lojtarët e rinj shkojnë në huazim, sidomos në Premier Ligë, ata luajnë si zëvendësues dhe atij iu desh pak kohë. Por kur iu shfaq rasti, e mbërtheu atë me të dy duart. Më bën shumë përshtypje sa herë që e shoh atë duke luajtur. Ai është vetëm 20 vjeçar. Ai mban linjën i vetëm, ka lojën e kontrollit të topit, është një rrezik i vazhdueshëm duke vrapuar pas mbrojtësve, ka edhe aftësi në ajër gjithashtu. Ai po rritet edhe fizikisht. Po flasim për dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionat, Laporte dhe Dias dhe ai i bëri të vuajnë, ka prezencë”, theksoi ish-mbrojtësi anglez. Broja ka shënuar pesë gola deri më tani në Premier Ligë dhe një në Kupën e Ligës (Carabao Cup).

Broja ka shënuar pesë gola në Premier Ligë këtë sezon.

You may also like