Broja: Nuk ka rëndësi goli, humbja është diçka më e madhe

by admin
Spread the love

Pas humbjes ndaj Izraelit, autori i golit të vetë për Shqipërinë, Armando Broja foli për mediat. Ai u shpreh se nuk për të nuk ka rëndësi goli pasi humbja është diçka më e madhe.

“Nuk i përballova mirë minutat, sepse nuk fituam ndeshjen. Nuk ka rëndësi vetëm goli për sulmuesin, humbja është më e madhe për mendimin tim. Duhet të fokusohemi si grup. Duhet të jemi të përqendruar dhe të fitojmë ndeshjen.”

TAKTIKAT- “Taktikat i zgjedh trajneri. Na duheshe një gol, ndaj trajneri ndryshoi. Nuk mundëm të shënomi. Trajneri provoi diçka. Mendimi i trajnerit, unë skam çfarë them.”

STILI I LOJËS- “Futbolli luhet me pasa, kur jam në fushë, shikoj ku janë hapësirat. Kërkoja hapësira për t’u futur. Duhet ta provojmë. Lojtari bëhet i madh kur bën gabime dhe vazhdon. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, ishim më aktiv, në pjesën e dytë ishim më mbrapa dhe pësuam 2 gola dhe e humbëm ndeshjen. Ky ishte rezultati në fushë”, tha ndër të tjera Broja.

You may also like