Broja mungesë e sigurt kundër Andorrës, nuk fluturoi për në Shqipëri

by admin
Spread the love

Armando Broja është lojtari më i përfolur i kombëtares shqiptare. Paraqitjet e tij me skuadrën e Southampton dhe me përfaqësuesen e Shqipërisë e kanë kthyer atë në lojtarin e preferuar të shumë tifozëve.

Sulmuesi shqiptar në ndeshjen kundër Anglisë u dërgua nga trajneri Edi Reja në tribunë. Për shkak të një problemi që kishte në kavilje nuk ka mundur që 20-vjeçari të ishte gati për sfidën me “3 Luanët” dhe për është u dërgua në tribunë.

Sipas “Supersport”, Broja do të jetë mungesa e madhe edhe në  sfidën kundër Andorrës që do të luhet më 15 nëntor në “Air Albania”, shto këtu edhe mungesën e Cikalleshit për shkak pezullimi dhe të Rey Manaj që nuk është preferuar të grumbullohet, trajnerit Reja i duhet të luajë vetëm me Uzunin dhe Balaj në këtë repart.

Duke parë se përballë do të jetë një kundërshtar modest si Andorra, duket se është menduar që Broja të jetë pa angazhime dhe të arrijë formën maksimale nëpërmjet stërvitjes për impenjimet që do të ketë me klubin në Premier League.

You may also like