Broja drejt largimit nga Chelsea, veprimi i fundit i klubit “flet shumë”

by admin
Spread the love

Një tjetër vendim i Chelsea tregon se Armando Broja pritet të largohet nga “Blutë e Londrës” gjatë kësaj merkatoje. Tekniku Thomas Tuchel nuk e ka grumbulluar sulmuesin shqiptar për turneun miqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar, u vunë re shumë lojtarë të rrinj, por midis tyre nuk ishte Armando Broja. Në komunikatën e londinezëve shkruhej se Broja mund të bashkohet me klubin javën e ardhshme.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, ky është një tregues i qartë se Broja do të largohet gjatë verës nga Chelsea. Për të ka shumë oferta, ndërsa Chelsea po përpiqet ta fusë atë në marrëveshjen që mund të sjellë Osimhen drejt Londrës. /oversport.tv

You may also like