Bremer: Koulibaly mbrojtësi më i mirë në Serie A, Osimhen i frikshëm

by admin
Spread the love

“Osimhen? Duhet ti marrësh 3-4 metra, se në të kundërt nuk e kap dot më. Nuk i pëlqen të presë topin, por të sulmojë në hapësirë dhe kur e bën është shkatërrues”, ka thënë Gleison Bremer në emisionin “My Skills” në Dazn.

Mbrojtësi i Torinos ka folur për sulmuesit më të vështirë për tu markuar. Nuk është vetëm Victor Osimhen, por edhe Zlatan Ibrahimovic, kundërshtari i ardhshëm në sfidën e të dielës.

“Me të është e kundërta. Sulmues shumë i fortë fizikisht, e përdor trupin si pak të tjerë dhe duhet ti rrish gjithë kohën pranë dhe ta markosh nga afër. Skema e preferuar? Më pëlqen mbrojtja me 3 lojtarë”, ka shtuar braziliani.

“Mbrojtësit e preferuar? Sipas meje Virgil van Dijk është numri një në arenën ndërkombëtare, sigurisht bashkë me Sergio Ramos. Në Itali Kalidou Koulibaly është më i forti”, ka thënë Bremer. / Oversport.tv

You may also like