BRAZIL – Macron bën thirrje për një marrëveshje të re tregtare “më të përgjegjshme” Mercosur

by admin
Spread the love

BUENOS AIRES, 28 mars /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi dje marrëveshjen e planifikuar të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe aleancës ekonomike të Amerikës së Jugut Mercosur në formën e saj aktuale gjatë një vizite në Brazil.

“Kjo është një marrëveshje shumë e keqe, e cila negociua 20 vjet më parë. Kjo nuk është ajo që duam”, tha Macron, duke folur në San Paolo.

“Le të negociojmë një marrëveshje të re, më të përgjegjshme që është e orientuar drejt qëllimeve dhe realitetit tonë dhe që merr parasysh zhvillimin, klimën dhe biodiversitetin”, shtoi Macron.

Lideri francez është një nga kritikët më të ashpër të marrëveshjes në BE.

Në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike (COP28) në dhjetor, Macron kritikoi faktin se fermerët dhe kompanitë evropiane duhet t’u përmbaheshin kërkesave strikte për të reduktuar emetimet e karbonit, ndërsa produktet nga Amerika e Jugut që nuk prodhohen sipas të njëjtave rregulla do të hynin në BE pa tarifa.

“Unë nuk mund t’u kërkoj fermerëve tanë, industrialistëve tanë në Francë, por edhe kudo në Evropë që të bëjnë përpjekje për të zbatuar rregulla të reja për dekarbonizimin … dhe pastaj të them krejt papritur, ‘Unë po heq të gjitha tarifat për të lejuar produktet të hyjnë për të cilat nuk janë zbatuar këto rregulla”, tha Macron në një fjalim në COP28 në Dubai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like