BRATISLAVË – Sllovakia mbështet programin e ndihmës së BE-së për Ukrainën

by admin
Spread the love

BRATISLAVË, 24 janar /ATSH-DPA/ – Sllovakia do të mbështesë programin e ndihmës prej 50 miliardë eurosh (54,5 miliardë dollarë) të BE-së për Ukrainën, i cili do të zgjasë për disa vite.

“Kryeministri sllovak, Robert Fico e bëri premtimin gjatë një takimi të përbashkët në qytetin perëndimor të Ukrainës, Uzhhorod”, njoftoi sot në Telegram kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Përveç kësaj, qeveria sllovake nuk do të pengojë blerjet e armëve të Ukrainës nga kompanitë private, siç ishte siguruar më parë.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar në takim thuhet se Bratislava do të mbështesë Kievin në synimin e tij për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Synimi është gjithashtu rritja e vëllimeve të tranzitit për eksportin e produkteve bujqësore ukrainase. Fico theksoi se Sllovakia do të ndihmonte Ukrainën.

“Ka çështje për të cilat ne mund të kemi mendime të ndryshme, por kjo është jeta politike”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve TASR.

Që prej ndryshimit të qeverisë në Bratislavë tre muaj më parë, marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje janë konsideruar të tensionuara.

Ukraina ka luftuar për një pushtim të plotë rus për gati dy vjet.

Para udhëtimit të tij në Ukrainë, Fico shkaktoi zemërim pas deklaratave nënçmuese për vendin fqinj, disa prej të cilave u shtrembëruan nga media ukrainase.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like