“BRAKO” hedh poshtë gjetjet e IRL-së për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë! – Shqip

by admin
Spread the love

“IRL i ka ofruar ndihmë PTHP-së për të hapur rast kundër “BRAKO”

Kompania “Brako” përmes një komunikate ka reaguar ndaj përmbajtjes së filmit dokumentar “Vrasje në Tetovë” të publikuar nga IRL-ja, njofton KlanM.

Kompania “Brako” kategorikisht dhe në mënyrë rigoroze, sic thotë përmes një komunikate, I hedh poshtë gënjeshtrat, sajimet, fshehjen e turpshme të informacioneve dhe sic thonë, idetë monstruoze të grupit IRL.

“Brako”, siç percjell KlanM, e quan konstruksion të rremë dokumentarin e IRL-së.

“Të 19 spitalet modulare, “Brako” i ka ndërtuar sipas standardeve të projektit të Bankës Botërore dhe njësisë projektuese të Bankës Botërore në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale; lloji i materialeve, izolimet, instalimet, radhitja e hapësirave, laboratoret etj, pa u larguar nga projektet që i kemi marrë, për çka ekzistojnë dokumente e certifikata. Nuk është në kompetencën tonë nëse dhe si është ripajisur objekti pas pranim-dorëzimit nga vet spitalet”, thonë nga kompania BRAKO.

“Brako”, siç percjell KlanM, thotë se ka ndërtuar 19 spitale modulare sipas projektit të Bankës Botërore dhe tender të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, që tashmë janë paguar, por dhe tre ambulanca në Shkup me tender të Ministrisë së Shëndetësisë që nuk janë paguar.

Për këtë, nga “Brako”, thonë se kanë paditur Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga kjo kompani, siç percjell KlanM, thonë se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të përballej me konflikt interesi nëse reagon ndaj komunikatës, për shkak se sic thonë, anëtare e Këshillit Drejtues të SHGM-së është gazetarja e IRL-së, Maja Jovanovska, kurse vajza e Kryetarit të SHGM-së, Denica Çadikovska, është pjesë e IRL-së./KlanMacedonia

You may also like