Braho plas “bombën”, nxjerr për herë të parë emrat: Përveç Alibeajt, në listë për eleminim ishin edhe këta dy deputetë! Ja politikani që do të arrestohet

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Spartak Braho nuk është distancuar aspak nga deklarata se ditën e protestës së Sali Berishës do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, por e ka thelluar më tej duke thënë se në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Sipas Brahos kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report Tv.

Braho ka paralajmëruar dhe arrestimin e Sali Berishës.

“Ishte një tentativë për grusht shteti brenda partisë së tij. Do bënte batërti po të futej brenda, në kuptimin që edhe do vriste. Ai 100 e zezë që ka ai në çdo kohë gati, ka edhe eksponentë të botës së krimit. Nuk iu bind njeri, protesta dështoi, nga 40 mijë që do vinin ishin 1 mijë a 2 mijë vetë. Ca përfaqëson tani Berisha? Ajo shumica Berishës do ti duhet kur të shkojë prapa hekurave. Ai është thirrur në prokurori. E ka mbushur kupën. Konkluzioni i mbledhjes së kryesisë së PD përveç përjashtimit, që Berisha ishte nxitësi dhe organizatori i kësaj maskarade”, theksoi Braho.

You may also like