Bozhinovski: Paret e parkingjeve të Tetovës, Kasami dhe Dodevski i ndajnë me Mickoskin!

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur Zoran Bozhinovski, i njohur si “gjuetar” skandalesh për çka, sipas portalit të tij e quajnë Zoran-Burevesnik, në një reagim të tij në Facebook zbulon gjithë demagogjinë e akuzave publike ndaj LSDM-së dhe BDI-së.

Ai merr shembullin e bashkëqeverisjes së Lëvizjes Besa dhe VMRO-së në Tetovë dhe konkretisht, atë të mënyrës se si janë rregulluar privilegjet e parkingjeve.

“Policia Financiare dhe PTHP e Tetovës janë të njohur me krimin e Igor Dodevskit, drejtor I NP “Parkingu I Qytetit” Tetovë. Ai është kuadër i DPMNE-së, dhe në kolaboracion me kryetarin BILAL KASSAMI, ka shpikur një biznes përmes tarifimit të parkimit me anë të një sistemi “inovator”. Rreth 500 shoferë të privilegjuar nga Tetova i paguajnë IGOR-it dhe BILAL-it nga 500 euro cash dhe marrin të drejtën dhe privilegjin të parkojnë për një vit të tërë ku të duan, në çdo kohë…”, ka shkruar Zoran Bozhinovski.

Ai tutje thotë se “të tjerët, vdekatarë, paguajnë qira vjetore për një vend parkimi, dhe nëse parkojnë në një vend tjetër, paguajnë çmimin e rregullt.”

“IGOR-i dhe BILAL-i i ndajnë paratë dhe IGOR-i i një pjesë më të madhe ia dërgon liderit HRISTIJAN MICKOSKI në Shkup. Kështu është vendosur!”, zbulon pjesë të skemës korruptive gazetari, për të përfunduar në dyshimin e tij se pas gjithë kësaj, fshihet arsyeja e vërtetë:

“Në një fazë kur DPMNE-ja nuk ka qasje për të grabitur qytetarët me BDI-në, të mirë janë edhe BILAL-i me BESA-n. Duke vrojtuar LSDM-në e vendit tonë që të prishet me BDI-në dhe për të dalë nga loja, që të hyjnë ata…”, përfundon shkrimin e tij Zoran Bozhinovski.

You may also like