Botman i jep sinjale Milanit: Dua të bëj një hap përpara në karrierë

by admin
Spread the love

Sven Botman është një nga objektivat kryesorë të Milanit për merkaton e verës. Mbrojtësi holandez ka dhënë një intervistë për Algemeen Dagblad ku ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke dhënë edhe disa sinjale për një transferim të mundshëm te Milani.

“Nëse ndeshja e fundit e sezonit ishte edhe ndeshja ime e fundit me Lille? Nuk e di, por besoj se po. Qëllimi im është që të bëj një hap përpara. Shpresoj që transferimi të vij sa më parë në mënyrë që të kem mundësi të përgatitem”.

MILAN APO NEWCASTLE- “Janë dy klube të interesuara, por nuk mund të them diçka më shumë. Ajo që dua të bëj është të bëj një hap përpara dhe të luaj në një kompeticion të bukur, mezi po e pres.

Por nuk është vetëm klubi dhe kampionati që e vendosin, duhet gjithashtu të kem edhe një ndjenjë të mirë aty ku do të shkoj”.

Sipas mediave ndërkohë, Milani duket se kohët e fundit ka bërë një hap pas për transferimin e Botman. Një situatë nga e cila ka përfituar Newcastle që ka rritur ofertën dhe dëshiron të afrojë sa më parë mbrojtësin holandez. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook

You may also like