Botërori në Tibo: Starton sot faza e 1/8, Holanda dhe Argjentina me sytë nga çerekfinalet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kupa e Botës në Katar ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, atë me eliminim direkt. Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, është koha që ekipet të përplasin brirët për fazën e 1/8 ku çdo humbje tashmë ka peshën e një udhëtimi për në shtëpi.

Faza e 1/8 do të nisë sot me dy sfida të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni edhe përmes platformës Tibo. Në orën 16:00 do të zbresë në fushë Holanda e cila do të përballet me SHBA-në për një vend në çerekfinale. “Tulipanët” konsiderohen si favoritët kryesorë në këtë takim, por amerikanët kanë treguar se dinë të luajnë futboll të bukur dhe mund të sjellin një tjetër surprizë në këtë Botëror që nuk kanë qenë të pakta.

Në orën 20:00 është koha që në fushë të zbresë Messi me Argjentinën e tij. Albicelestet do të përballen me Australinë e cila ka treguar se nuk është një kafshatë e lehtë. Megjithatë, amerikano-latinët vijnë si favorit në këtë përballje e cila premton emocion dhe spektakël pa fund. Objektivi i Argjentinës është fitimi i trofeut dhe pengesa e parë në fazën me eliminim direkt vjen nga kontinenti më i vogël në tokë. /oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like