Botërori në Tibo: Luhen sot 4 sfida mjaft interesante, zbresin në fushë Brazili e Portugalia

by admin
Spread the love

Kupa e Botës vazhdon të dhurojë spektakël dhe ditën e sotme do të zhvillohen katër sfida të tjera të cilat keni mundësi t’i ndiqni përmes platformës Tibo. Dita starton me përballjen e orës 11:00, atë midis Kamerunit dhe Serbisë.

Të dyja ekipet vijnë nga një humbje në sfidën e parë dhe kërkojnë me ngulm fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Në orën 14:00 është momenti i duelit midis Koresë së Jugut dhe Ganës. Korea e cila ka barazuar në sfidën e parë ndaj Uruguait ka dhënë sinjale të rëndësishme se mund ta kalojë grupin. Nga ana tjetër edhe Gana zhvilloi një ndeshje të mirë pavarësisht humbjes ndaj Portugalisë dhe fitorja është objektivi nga të dyja kampet.

Në orën 17:00 Brazili dhe Zvicra ndajnë fatet në grupin G, ku është një tjetër përballje mjaft e fortë në ditën e sotme. Të dyja ekipet vijnë pas fitoreve në ndeshjen e parë dhe pavarësisht faktit se Brazili është më i favorizuar në letër, Zvicra ka treguar shpesh herë se di të surprizojë. Fitorja për cilindo ekip përkthehet në kualifikim për fazën tjetër.

Në mbrëmje, në orën 20:00 do të jetë një tjetër ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar. Portugalia dhe Uruguai përplasin brirët ku një fitore e Portugalisë do t’i kualifikonte për fazën tjetër. Fitore megjithatë kërkon edhe Uruguai që dëshiron të mbajë gjallë shpresat për të kaluar në fazën e 1/8. /oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like