Botërori i Arteve Marciale/ Organizatorët: Nuk na ndihmuan, na kërkuan edhe pagesa në doganë

by admin
Spread the love

Botërori i ndeshjeve amatore të Arteve Marciale Mikse startoi këtë 20 nëntor si bashkëpunim i dy federatave, asaj shqiptare dhe ndërkombëtare të arteve marciale mikse, ky event i rëndësishëm botëror zhvillohet në Tiranë si qyteti europian i sporteve për vitin 2023.

I gjithë ky aktivitet po zhvillohet prej datave 20 deri me 25 nëntor, në ambientet e parkut olimpik të kryeqytetit në sallën “Feti Borova” duke shënuar kështu herën e dytë që mbahet në Europë. Deri më tani janë zhvilluar afërsisht 90 ndeshje në 7 disiplina të ndryshme.

Edhe pse ky event paraqet rëndësi përsa i përket arteve marciale, Arjan Rizai president i federatës shqiptare evidentoi shumë pakënaqësi në lidhje me organizimin.

“Kanë qëndruar dy ditë në doganë. Kemi paguar doganën. Janë bllokuar produktet e Federatës Botërore dhe janë taksuar. Ka qenë shumë e rëndë. Unë dje nuk isha këtu, jam marrë gjithë natën atje për të sjellë materialet këtu. E di që është procedurë, por kam parë edhe shpërfillje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Federata pagoi taksë ekstra për gjërat e dhuruar, skandal i jashtëzakonshëm”.

Në ditën e fundit të kampionatit europian të arteve marciale do të shpallen edhe fituesit.


Top Channel

You may also like