Borrelli njofton për sanksione të reja ndaj Rusisë: Do synojmë të godasim naftën ruse

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja është duke punuar për pakon e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Borrell ka thënë se me këtë raund të sanksioneve synohet të largohen nga swifti më tepër banka ruse, të futen në listë të sanksioneve akterët e dezinformatave dhe po ashtu të goditet importi i naftës.

“Lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës godet sigurinë globale. Ne po punojmë për pakon e gjashtë të sanksioneve që synon të largojë nga swifti më tepër banka, të godasë akterët e dezinformatave e po ashtu edhe importin e naftës. Këto masa do t’i paraqiten Këshillit për aprovim”, ka shkruar Borrell në Twitter.

You may also like