Borell në Tiranë: E dini sa është nafta në Bruksel e energjia në Spanjë?

by admin
Spread the love

Kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell përcolli mesazhin për protestuesit e këtoditshëm në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë, se situata e vështirë nuk është vetëm këtu te ne, por kudo. Në një konferencë për media me në krah kryeministrin Rama, gjatë një ndalesë në Tiranë në kuadër të një turi rajonal, ai tha gjithsesi i mirëkuptonte ata që protestonin.

“E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha për rritjen e çmimeve dhe lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore. Nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, gazit”, tha Borell, që ndryshe nga Rama që më i butë në gjykime. Gjithsesi, ai dha të kuptuar se Rusia këtë do, revoltat popullore.

“Eshtë pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë”, arsyetoi kryediplomati europian.

Ai solli dhe shembuj nga ajo që ndodh në vendin e tij, Spanjë, apo më tej, në kryeqytetin europian.

“Më lejoni ta ilustroj me një shembull: unë paguaja në Spanjë 50 euro energji dhe sot paguaj 500 euro. Nafta në Bruksel është mbi dy euro litri”, tha Borrell.

You may also like