Borell: Bullgaria duhet të jetë më fleksibile për çështjen e zgjerimit të BE-së

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Zhozep Borell deklaroi sot se Bullgaria duhet të jetë më fleksibile për çështjen e zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor.

Bullgaria e stopon hyrjen në Maqedoninë e Veriut, e cila është anëtare e NATO-s, në BE, për shkak të mospajtimit me Shkupin rreth çështjes së gjuhës.

Mendoj se Bullgaria duhet të shfaqë fleksibilitet më të madh për këtë çështje, që e bllokon fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi Boreli në një ngjarje në Madrid.

Paraprakisht, këtë javë, në samitin në Bërdo, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian premtuan anëtarësim të Gjashtëshes Ballkanike, duke përsëritur premtimet e dhëna prej para 18 viteve, por refuzuan që ta caktojnë vitin 2030 si datë të fundit për pranim, duke u frikësuar për reagim kthyes në vendet e tyre për shkak të emigrimit. 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like