Bordi lë në harresëë rishikimin e çmimit të karburanteve,18 ditë pa u mbledhur pavarësisht luhatjeve në bursë

by admin
Spread the love

Bordi i Transparencës, harron të ulë cmimin e karburanteve pavarësisht luhatjeve në bursë, edhe pse mblidhej rreth 3 herë në javë, që prej 12 tetorit ai ka lënë në fuqi çmimet ku një litër naftë po shitet me 240 lekë litri, ndërsa benzina me 203 lekë.

Gjatë kësaj periudhe bursa e mesdheut ka ulur disa herë çmimin, por zyrtarët në Shqipëri, e kanë lënë atë të pandryshuar.

Një fuçi naftë është shitur nga 90 deri në 96 dollarë ditët e fundit.

Ky është një nivel i afërt me periudhën e paraluftës, kur një litër naftë në vend shitej me rreth 180 lekë.

Qeveria argumenton se çmimi i naftës në vend përllogaritet në bazë të çmimeve në bursën Platts të Mesdheut si dhe të nivelit të dollarit.

Sipas ministrisë së financave, jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Por brenda 18 ditësh së paku ajo do të duhej të reflektonte të paktën 3 herë çmimin e karburanteve.

Ngritja e bordeve në këtë kohe krize çmimesh është kundërshtuar institucionet ndërkombëtare, me tyre dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Ndërsa për opozitën, Bordi nuk po bën transparencë me çmimet, por po abuzon me to.

Deputetë të PD kanë depozituar në Gjykatën kushtetuese shfuqizimin e këtij bordi.

NAFTA BRUTO NË BURSË

12 TETOR 92.45 DOLLARË

13 TETOR 94.57 DOLLARE

14 TETOR 91.63 DOLLARË

18 TETOR 90 DOLLARË

20 TETOR 90.45 DOLLARË

26 TETOR 93.79 DOLLARË

28 TETOR 95.77 DOLLARË

You may also like