“Bordi i hajdutëve uli çmimin e naftës me 1 lek”, Vasili: Vjedhje kaq e paturp nuk është parë

by admin
Spread the love

Bordi i Transparencës vendosi sot të ulte çmimin e naftës vetëm me një lekë. Pas deklaratave të bëra dje nga Presidenti Biden se nafta kishte pësuar rënie rekord për herë të parë që nga fillimi i luftës, Bordi reagoi vetëm sot.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook, e cilëson vendimin e sotëm të Bordit vjedhje.

Lexo edhe: Ndryshojnë çmimet e karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina
Ai shkruan se në situatën ku ndodhemi ka vetëm dy zgjidhje; shkrirja e bordit dhe ulja e taksave për karburantet.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Cfare vjedhje e hapur, Bordi i Hajduteve ul vetem 1 lek naften!

Sot Bordi i Hajduteve uli çmimin e Naftes me 1 lek.

Po po e lexuat mire vetem e vetem 1 lek.

Po vjedhje kaq e hapur, kaq e paturp dhe kaq flagrante nuk eshte pare.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Biden deklaron boterisht se:

“Çmimi i Naftes ezhte ne renie rekord”, deklaroi Biden.

Po hajdutet e qeverise vazhdojne te vjedhin dhe vetem te vjedhin.

Pasqyra tronditese e vjedhjes jane çmimet e naftes ne Maqedoni, Mal te Zi e Kosove.

Ka vetem dy zgjidhje shume te qarta dhe te thjeshta:

1.Shkrirja urgjente e Bordit te Hajduteve, qe vendos çmimin e Naftes.

2.Ulje e taksave mbi karburantet.

(Projektligji i propozuar nga une ne Parlament per heqjen e Takses se Qarkullimit dhe te Karbonit eshte qe ne mars i bllokuar nga hajdutet e rilindjes).

Kjo vjedhje po ju behet shqiptareve diten per diell kerkon hetim dhe ndeshkim te rrepte.

SPAK po ulerin gjithe Shqiperia, beni detyren!

SPAK po ju vjedhin edhe juve kur furnizoni makinat me Nafte, qofshi ju qe jeni qe hani turpin me buke!” tha ai.

You may also like