Bora e parë në Ukrainë, trupat ushtarake ruse në vështirësi, pritet kundërofensiva

by admin
Spread the love

Bora e parë e dimrit ka mbuluar rrugët e gjurmuara nga automjetet e blinduara në rajonin e Donetsk.

Dëbora, balta dhe akulli pritet të detyrojnë një kundërofensivë disamujore të Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat e Moskës.

Kjo pasi trupat ruse gjatë kësaj periudhe e kanë të vështirë sulmin nga toka pasi lëvizja e tankeve bëhet pothuajse e pamundur. Ndërkohë, Ukraina ka ripërsëritur thirrjen për ndihma ushtarake me qëllim që të zmbraps trupat ruse.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën se mbështetja e Uashingtonit ishte për “afat të gjata”. “Mesazhi që ju sjell sot, zoti President, është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju, ne do të qëndrojmë me ju për një kohë të gjatë”, i tha Austin Zelenskyt, i cili e vlerësoi vizitën si një “sinjal shumë të rëndësishëm”.

Mbështetja për Ukrainën ka ngjallur debat në SHBA, pasi republikanët nuk duan që të shpenzohen para për konflikte që nuk I përkasin amerikanëve.


Top Channel

You may also like