Bonucci: Shqipëria ka më shumë talent dhe eksperiencë, do të jetë një sfidë e vështirë

by admin
Spread the love

Kapiteni i Italisë, Leonardo Bonucci ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë.

“Është nder dhe kënaqësi që të jem në dispozicion të trajnerit. Për sa kohë ai do të më thërrasë në kombëtare, unë do të jem gati.

Shqipëria më e fortë se në vitin 2017? Po flisnim gjatë udhëtimit. Tani Shqipëria ka më shumë talent dhe eksperiencë. E dimë që ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë.

Më vjen keq që nuk jemi në Botëror, por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndërtojmë një të tashme dhe të ardhme të ndritur. Edhe në futboll, ashtu si në jetë duhet të dish të rinisësh nga e para. Duke parë nga Euro 2024 dhe kolegët e mi më të rinj Botërorin e vitit 2026. Nëse qëndrojmë të bashkuar mund të ringrihemi”, ka thënë Bonuçi. / Oversport.tv

You may also like