Bonucci: Gabim që ika te Milani, Interi favorit për të fituar titullin

by admin
Spread the love

Leonardo Bonucci është rrëfyer për emisionin “Supertele” që transmetohet në “Dazn”. Mbrojtësi i Juventusit ka folur për sezonin aktual, por edhe për disa zgjedhje që ka bërë në të kaluarën.

“Ka keqardhje sepse kemi humbur shumë pikë rrugës dhe sot do të ishim duke luftuar për titullin kampion. Duhet të mësojmë nga këto gabime. Shpresojmë që sezonin e kaluar të bëjmë diçka më shumë në Itali dhe në Europë”, ka thënë mbrojtësi i Juventusit.

Bonucci pranon se ka bërë gabim që u transferua një vit te Milani: “Për mua Juve është mbi gjithçka. Ajo zgjedhje u bë pasi isha i mërzitur dhe i nxehur, ndjenja që më pas u fshinë. Nga gabimet mësohet dhe sot jam i kënaqur që jam një shembull për të rinjtë me këtë fanellë dhe shpresoj që të jem për të paktën edhe 2 vite të tjera, pasi kam kontratë deri në vitin 2024”.

“Titulli? Duke parë kalendarin, besoj se mund ta fitojë Interi, që ka ndeshje më të lehta në letër. Por ky kampionat ka pasur surpriza të mëdha. Është një garë për titullin shumë e bukur. Mëkat që nuk jemi edhe ne aty, por po e shijojmë si spektator”, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi i Juves. / Oversport.tv

You may also like