Bombë nga Italia, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A

by admin
Spread the love

Një lajm vërtet i bujshëm është publikuar ditën e sotme nga mediat italiane për sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldos. Ylli portugez mund të rikthehet në mënyrë surprizë në Serie A me ekipin e Napolit.

Këta të fundit pritet të shesin Victor Osimhen drejt Bayern Munich dhe me paratë e grumbulluara mund të investohet për portugezin e Manchester United. Për momentin po flitet se Bayerni është i gatshëm të ofrojë rreth 120 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Napolit.

Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë gjë konkrete për këtë transferim. Napoli është duke analizuar mundësinë për të afruar yllin portugez, por pa bërë ende asnjë ofertë zyrtare në drejtim të Manchester United.

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like