Bombardime në Donetsk, plagosen civilë dhe shkatërrohen disa ndërtesa banimi

by admin
Spread the love

Të paktën pesë godina banimi u dëmtuan rëndë dhe disa njerëz mbetën të plagosur nga sulmet me bomba në qytetin e Donetskut në Ukrainën Lindore, thanë autoritetet lokale të shtunën.

Një video e xhiruar nga një reporteri i agjencisë Reuters tregon disa burra me uniforma ushtarake duke inspektuar kraterin e madh dhe grumbujt e rrënojave të që kanë mbetur pas sulmit.

Njëri prej tyre, i cili u prezantua si përfaqësues i komitetit hetues rus, fajësoi forcat ukrainase për bombat, duke shtuar se me sa duket ato ishin kryer përmes përdorimit të sistemit MLRS ‘Himars’.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme të Ukrainës. Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur numrin e viktimave dhe kishte përgjegjësi për ngjarjen. Donetsku, kryeqyteti i rajonit ukrainas me të njëjtin emër, është nën kontrollin e forcave proruse që nga viti 2014, por mbetet pranë vijës së parë të luftës së Rusisë me Ukrainën.

Rajoni i Donetskut ishte një nga katër rajonet e Ukrainës që Presidenti rus Vladimir Putin aneksoi ilegalisht vitin e kaluar. Luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe trupave ruse po zhvillohen prej muajsh në një tjetër qytet të këtij rajoni, në Bakhmut.

Të premten Rusia kreu sulme me raketa drejt qyteteve anembanë Ukrainës, ndërsa njerëzit flinin, duke vrarë të paktën 25 civilë. Këto janë sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë në gati dy muaj.

Ukraina tha se gjatë këtyre sulmeve të paktën 23 civilë u vranë në qytetin qendror të Umanit dhe dy në qytetin juglindor të Dnipros. Disa prej viktimave ishin fëmijë./VOA


Top Channel

You may also like