BOMBA E DITËS!! Amir Rrahmani kërkohet nga klubi i madh anglez

by admin
Spread the love

Duket se më në fund, performancat spektakolare të Amir Rrahmanit këtë sezon me Napolin, po marrin vëmendjen e merituar.

Sipas asaj që raporton portali italian – “FootballNews24.it”, një nga skuadrat më të mëdha në botën e futbollit – Manchester United, kanë shprehur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin kosovar.

Rrahmani i cili këtë edicion ka treguar formë të lartë në qendrën e mbrojtjes, duke qenë titullar i padiskutueshëm për Spalletin, mund të përfudnoj në gadishullin britanik.

Duke parë situatën momentale te “Djajtë e Kuq”, ku mbrojtësi më i shtrenjtë në histori – Harry Maguire, po kalon momentet më të këqija me fanellën e United, mund të largohet në fund të këtij edicioni dhe zëvendësimi i tij flitet të jetë kapiteni i Kosovës.

You may also like