Bologna merr një tjetër sukses, fiton me përmbysje ndaj Monzas

by admin
Spread the love

Thiago Motta merr fitoren e dytë radhazi në krye të Bolognas dhe të parën në transfertë, pasi skuadra e tij fiton me përmbysje 2-1 përballë Monzas në sfidën që mbylli javën e 12-të Serie A në Oversport dhe Tibo. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Pas këtij suksesi Bologna ngjitet në kuotën e 13 pikëve, duke kaluar Monzan, që mbetet në kuotën e 10 pikëve.

45 minutat e para janë të ekuilibruara dhe të dyja skuadrat krijojnë raste për shënim, ndonëse mungojnë golat. Bologna nis më mirë sfidën, por me kalimin e minutave edhe vendasit tregojnë veten. Miqtë godasin shtyllën me Soumaoro, ndërsa Monza përgjigjet me 2 gjuajtje të rrezikshme të Sensit.

Pjesa e dytë nis me emocione në stadiumin “U Power”. Monza kalon në avantazh me Petagna, që realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë reagojnë menjëherë dhe barazojnë rezultatin falë golit të shënuar nga Ferguson.

Bologna përmbys gjithçka dhe shënon edhe golin e dytë me Orsolinin në minutën e 73-të. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve rezultati i kësaj sfide mbetet i pandryshuar deri në fund. /Oversport.tv

Foto: Bologna 1909 Twitter

You may also like