Bojmacaliev: Do të ketë formularë, janë zëvendësuar mbi 1.3 milionë dokumente të udhëtimit

by admin
Spread the love

-Kanë mbërritur 20.000 formularë, deri në fund të këtij muaji do të mbërrijë një dërgesë shtesë, si dhe në qershor, askush nuk e saboton askënd në MPB, deklaroi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për zëvendësimin e dokumenteve, Bojmacaliev tha se deri më tani janë lëshuar mbi një milion e treqind mijë pasaporta.
“Askush nuk saboton askënd në këtë Ministri. Vetëm do të them se ditën kur është bërë pranim dorëzimi mes ministrit Spasovski dhe ministrit Toshkovski kanë ardhur 50 mijë formularë, ditën tjetër kanë ardhur 20 mijë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sabotim. Ne presim një dërgesë më të madhe deri në fund të muajit. Gjithashtu, në qershor do të arrijë një dërgesë e madhe që do t’i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve, ato që kanë bërë fotografi t’i marrin dokumentet”, tha Bojmacaliev.

Lidhur me informacionet se disa vende lejojnë hyrje në vendet e tyre me dokumente të vjetra udhëtimi, zëvendësiministri plotësues tha se vendet duhet të mbajnë qëndrimi dhe u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që t’i nxjerrin dokumentat.
“BE-ja duhet të mbajë qëndrimi, nëse do t’i pranojë qytetarët me pasaporta të vjetra që sipas ligjit tonë nuk janë më të vlefshme. Ka disa vende të ende i pranojnë qytetarët, disa jo. Nuk dua të them emra, për të mos krijuar konfuzion tek qytetarët. Më së mirë është që qytetarët t’i shfrytëzojnë kapacitetet e MPB-së, të vijnë dhe të marrin një dokument të ri udhëtimi. Deri në këtë moment, mbi 1.300.000 qytetarë i kanë zëvendësuar dokumentet e udhëtimit, që është një numër i konsiderueshëm, nëse merren parasysh udhëzimet politike që kemi pasur në tre vitet e fundit”, tha Bojmacaliev.

MARKETING



You may also like