Bogoevski e fiton gjyqin ndaj Ahmetit dhe Xhaferit në Gjykatën Supreme

by admin
Spread the love

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të ish-oficerit të inteligjencës Slobodan Bogoevski, pas kërkesës për rishqyrtim nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Ahmeti dhe Xhaferi fillimisht e paditën Bogoevskin para gjykatës civile për shpifje dhe fyerje, gjegjësisht pas dëshmisë së tij në Gjykatën e Qarkut në Nju Jork në vitin 2014, në rastin “Maxhar Telekom”, shkruan Fokus, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Bogoevski më pas dëshmoi se zyrtarët e BDI-së kanë marrë ryshfet prej 7.5 milionë euro për të garantuar se asnjë operator tjetër telekomunikacioni nuk do të hyjë në tregun maqedonas.

Bogoevski nuk ka qenë përgjegjës për shpifjen, gjegjësisht gjykatat kanë vendosur në favor të tij dhe tani aktgjykimet janë vulosur nga Gjykata Supreme.

Në aktgjykimin e marrë nga “Fokus” thuhet se për një mendim të dhënë në procedurë gjyqësore, i pandehuri nuk mund të përgjigjet për shpifje dhe fyerje, sepse ajo deklaratë është dhënë para zyrtarëve.

Ahmeti dhe Xhaferi do t’i paguajnë Bogoevskit shpenzimet gjyqësore prej rreth 500 euro.

You may also like