Bogoev: Në maj mund të fillojnë procedurat për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love





Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, njofton se në fund të pranverës do të fillojë procedura parlamentare për ndryshime kushtetuese, me të cilat Kuvendi do të vendosë për përfshirjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë. Edhe pse gjithçka varet nga një shumicë prej dy të tretash, Bogoev është optimist se opozita do të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“Me përfundimin e procesit të rikonstruimit të Qeverisë, pres që të fillojnë debati i gjerë publik për ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo ndodh pas përfundimit të rikonstruimit, ai proces i debatit të gjerë duhet të përfundojë diku nga fundi i pranverës dhe fillimi i verës, gjegjësisht muaji maj do të ishte muaji kur do të fillonte procedura për ndryshimet kushtetuese në Kuvend”, tha Bogoev.

Bogoev ka vlerësuar edhe sjelljen e opozitës lidhur me këtë çështje, në radhë të parë të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski.

“Është për keqardhje që deputetët e OBRM-PDUKM-së nënshkruajnë deklarata të noterizuara, Mickoski dhe liderët partiakë udhëheqin një fushatë për gjoja bullgarizim dhe asimilim, ndërsa në prapavijë shkojnë nëpër ambasada dhe japin garanci se nëse vijnë në pushtet nuk do ta kenë problem ta zbatojnë ndryshimet kushtetuese” theksoi Bogoev.

Bogoev shtoi se në tre muajt e ardhshëm do të hyjë në procedurë parlamentare projektligji për vetingun.







Artikulli paraprakMoti sot në Maqedoninë e Veriut




You may also like