Bogdani: Asllani shumë i pjekur, fiks për Milanin! Pioli i duhuri për të

by admin
Spread the love

Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i Shqipërisë që ka luajtur me disa klube në Serie A, ka komentuar në lidhje me Kristjan Asllanin në një intervistë në mediat italiane.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Është shumë i pjekur për moshën e tij. Po flasim për një lojtar të datëlindjes 2002, i cili duket sikur nuk e ka atë moshë! Ai ka personalitet, u jep udhëzime shokëve të tij… Kam folur me të dy ose tre herë.

Më kishin dhënë referenca të shkëlqyera Ujkani dhe Bajrami. Ata folën për të si mesfushori klasik modern, i hapur për më shumë role dhe më shumë zgjidhje taktike”, shprehet mes të tjerash Bogdani, i cili ka qenë edhe trajner te Shqipëria U19.

Shtatlarti vijoi analizën e tij: “Ai mbron mirë topin dhe vertikalizon. Ai është shumë inteligjent: e njeh mirë fushën dhe di si të pozicionohet aty ku duhet, në kohën e duhur”. Për Asllanin po flitet shumë ditët e fundit, si një objektiv i Interit dhe Milani. Bognani e ka një mendim se kë duhet të zgjedhë mesfushori.

“Trajneri Pioli ka shumë durim, ai di të vërë bast për lojtarët e rinj dhe i lejon ata të bëjnë gabime. Për mua Pioli do të ishte perfekt për dikë si Asllani. Shikoni çfarë bëri me Tonalin! Për projektin e ri që po realizon, do t’i rekomandoja Milanin”, përfundon Bogdani. / oversport.tv

You may also like