Boçi: Edhe sikur e pikuar nga qielli të jetë do të sjellë përçarje dhe ndasi!

by admin
Spread the love

15.04.2022 – 17:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pasi kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj prezantoi një draft-platformë për krizën në PD.
Boçi shkruan se platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Më tej deputeti i PD shprehet se bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje.

PLATFORMË ME KONSPEKT
Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.
Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës.
Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës.
Respektimi i tij është akt bashkimi.
Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje.

You may also like