BM – Truss shkarkon Kwasi Kwarteng nga posti i ministrit të Financave

by admin
Spread the love

LONDËR, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelari britanik i Thesarit Kwasi Kwarteng ka paguar çmimin pas kaosit të shkaktuar nga minibuxheti i propozuar së fundmi nga ai, ndërkohë që u shkarkua nga kryeministrja Liz Truss.

“Kancelari u kthye sot nga bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Uashington, për t’u informuar për fatin e tij gjatë një takimi të shkurtër me kryeministren”, sipas raportimeve.

Truss do të organizojë më vonë një konferencë për shtyp në Downing Street, në të cilën ajo pritet të njoftojë ndryshime të mëdha për sistemin e taksave, me një vlerë prej 43 miliardë paundësh, të propozuar nga Kwarteng./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like