BM – Sunak shkarkon sekretaren e Brendshme, Suella Braverman

by admin
Spread the love

LONDËR, 13 nëntor /ATSH-DPA-AFP-ANSA/ – Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme britanike, konfirmuan për Press Association burime në zyrën e kryeministrit Rishi Sunak.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak shkarkoi sot ministren e tij të Brendshme, Suella Braverman, sidomos për kritikat ndaj policisë, si pjesë e një riorganizimi përpara zgjedhjeve legjislative të vitit të ardhshëm, thanë disa media britanike.

“Sot, Rishi Sunak po forcon ekipin e tij qeveritar për të zbatuar vendime afatgjata për një të ardhme më të mirë”, tha Partia Konservatore në pushtet në X.

Ministrja kontroverse e Brendshme, Suella Braverman, e konsideruar si skifter i së djathtës konservatore, u bë protagoniste ndër të tjera përgjatë ditëve të fundit, pas një sulmi të paprecedentë mediatik kundër drejtuesve të policisë, të cilët ajo i akuzoi se nuk e kishin shtypur sa duhet ekseset që i atribuoheshin mitingjeve pro palestineze të protestës, mbajtura në BM për një armëpushim izraelit në Rripin e Gazës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like