BM – Sunak: Migrantët e parë drejt Ruandës në fund të pranverës

by admin
Spread the love

LONDËR, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka përsëritur synimin e tij për të transferuar azilkërkuesit e parë që mbërritën ilegalisht në brigjet angleze në Ruanda deri në fund të pranverës duke zbatuar kështu planin e diskutueshëm të arritur midis Londrës dhe Kigalit.

Deklarata erdhi në fund të një takimi që u zhvillua sot në Downing Street midis presidentit të vendit afrikan, Paul Kagame, dhe kryeministrit konservator.

“Të dy liderët presin nisjen e fluturimeve për në Ruandë deri në pranverë”, tha një zëdhënës i kryeministrit duke shtuar se lideri afrikan ishte përditësuar mbi procesin për zbatimin e planit.

Procesi duhet të rifillojë më 15 prill, pas pushimit të Pashkëve.

Pas asaj që ndodhi, Sunak kishte thënë se ai shpresonte të fillonte fluturimet e para për në Ruandë deri në qershor, pavarësisht dështimit të përpjekjeve të mëparshme, përballë thirrjeve të shumta të paraqitura nga migrantët dhe OJQ-të që i mbrojnë ata edhe ndërkombëtarisht./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like