BM – Sunak: Do përgjysmojmë inflacionin dhe do të ndalojmë zbarkimin e migrantëve

by admin
Spread the love

LONDËR, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Përgjysmimi i kostos së jetesës, rritja e PBB-së britanike, ulja e borxhit publik, frenimi i imigracionit të paligjshëm në kanalin e La Manshit, janë 5 premtimet e kryeministri konservator Rishi Sunak për vitin 2023 në fjalimin e tij të parë të vitit.

Sunak evokoi pesë angazhime themelore për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë.

1 –  Përgjysmimi i inflacionit këtë vit për të lehtësuar koston e jetesës dhe për t’u dhënë njerëzve siguri financiare.

2 – Stimulimi i ekonomisë për të krijuar vende pune më të paguara dhe mundësitë në të gjithë vendin

3 – Ulja e borxhit kombëtar në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e shërbimeve publike në të ardhmen.

4 – Reduktimi i listave të pritjes së NHS dhe dhënia më e shpejtë e ndihmës njerëzve.

Miratimi i ligjeve të reja për të ndaluar varka të vogla (të kontrabandistëve) dhe të sigurojë që ata që hyjnë ilegalisht në këtë vend të ndalohen dhe të deportohen menjëherë është një nha synimet e qeverisë konservatore.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Merr formë parku i Liqenit të Paskuqanit

You may also like