BM – Rekordi i ri i inflacionit të ushqimeve arrin në 17,1%

by admin
Spread the love

LONDËR, 28 shkurt /ATSH-DPA/ Në Britaninë e Madhe, inflacioni i çmimeve të ushqimeve ka arritur një rekord prej 17,1%, thënë ndryshe 811 paund më shumë në faturat vjetore të blerjeve të familjeve.

”Ky muaj shënon një vit të plotë që kur inflacioni mujor i ushqimeve u rrit përtej 4%, pasi konsumatorët e quajtën atë çështjen e tyre të dytë më të rëndësishme pas kostove të energjisë dhe dy të tretat thanë se ishin të shqetësuar për çmimet e ushqimeve dhe pijeve”, sipas analistëve.

Megjithatë, presionet e kostos së jetesës nuk arritën të ulnin entuziazmin për festimet e Ditës së Shën Valentinit këtë vit, sidomos për biftekët, verërat e gazuara dhe çokollatat.

Shkurti gjithashtu rritje të çmimeve të barnave si ato të trajtimeve të ftohjes me 82%, lëngjet për kollën me 78% dhe tabletat kundër kollës 70% më të larta.

Ndërkohë, ka edhe mungesë të perimeve dhe frutave.

”Një e katërta e britanikëve thonë se po luftojnë financiarisht. Shifrat flasin vetë”, shtuan analistët./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like