BM – Qeveria miraton projektin për ndërtimin e një central të ri bërthamor

by admin
Spread the love

LONDËR, 20 korrik /ATSH-DPA/- Projekti me vlerë miliarda paundë për ndërtimin e një stacioni të ri të energjisë bërthamore në Britaninë e Madhe eshte miratuar sot, dy vjet pasi plani u dorëzua për herë të parë.

Miratimi u dha si fillim nga ministri i Biznesit, Kwasi Kwarteng për projektin Sizewell C në Suffolk, i cili synon të gjenerojë energji elektrike të mjaftueshme me karbon të ulët për të furnizuar 6 milionë banesa dhe për të krijuar mijëra vende pune.

Sindikatat dhe industria bërthamore e mirëpritën vendimin e shumëpritur si një hap jetik përpara, për sigurinë e energjisë.

Por, aktivistët e kritikuan projektin, duke thënë se ai binte në kundërshtim me rekomandimin e inspektoratit të planifikimit.

Në raportin e tij, Autoriteti Ekzaminues tha se nëse nuk mund të zgjidhej strategjia e pazgjidhur e furnizimit me ujë dhe të sigurohej informacion i mjaftueshëm për t’i mundësuar ministrit të shtetit të përmbushte detyrimet e tij sipas Rregulloreve të Habitateve, çështja për një Urdhër që miraton zbatimin e projektit nuk do të jepej.

Negociatat me Qeverinë për mbledhjen e fondeve për projektin janë duke vazhduar dhe një Vendim për Investim Financiar pritet në vitin 2023. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like