LONDËR, 19 korrik /ATSH-DPA/- Temperaturat kanë arritur 40 gradë Celsius për herë të parë në Britaninë e Madhe, ndërsa në aeroportin Heathrow të Londrës u regjistrua temperature 40.2 gradë, njoftoi sot Zyra e Meteorologjisë.
Në orën 12:50 pasi pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe u godit nga një valë e të nxehtit, ndërsa disa zona të Anglisë dhe Uellsit lëshuan një paralajmërim të kuq për nxehtësinë ekstreme, e cila paraqiste rrezik për jetën, dhe duke rritur presionion ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor dhe ndërprerë rrjetet e transportit.
“Nxehtësia ekstreme është nxitur nga ndryshimet klimatike, të cilat po e bëjnë çdo valë të të nxehtit më intensive, të shpeshtë dhe të mundshme”, paralajmëruan shkencëtarët.//a.i/