BM – Ministria e Mbrojtjes paralajmëron ish-pilotë ushtarakë britanikë lidhur me trajnimin e ushtrisë kineze

by admin
Spread the love

LONDËR, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Ministria britanike e Mbrojtjes (MoD) ka paralajmëruar lidhur me disa programe rekrutimi që ish-pilotë britanikë besohet se kanë trajnuar pjesëtarë të ushtrisë kineze.

Pilotët thuhet se kanë shërbyer në ushtrinë britanike dhe jo vetëm në Forcën Ajrore Mbretërore.

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një njoftim të shërbimeve sekrete duke paralajmëruar pilotët që të mos marrin pjesë.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes tha se po përpiqej të ndalonte rekrutimin e pilotëve të mëparshëm dhe atyre në detyrë.

“Ne po ndërmarrim hapa vendimtarë për të ndaluar programet kineze të rekrutimit që përpiqen të rekrutojnë pilotët në detyrë dhe ish-pilotët e Forcave të Armatosura Britanike të cilët kanë trajnuar personelin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Republikën Popullore të Kinës”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

“I gjithë personeli aktual dhe i mëparshëm tashmë i nënshtrohet Aktit të Sekreteve Zyrtare dhe ne po rishikojmë përdorimin e marrëveshjeve të konfidencialitetit dhe marrëveshjeve të moszbulimit në të gjithë mbrojtjen”, theksoi ajo./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like