BM – Kancelari Sunak paralajmëron bizneset për investimet ruse

by admin
Spread the love

LONDËR, 13 mars /ATSH-DPA/- Kompanitë britanike duhet të “mendojnë me shumë kujdes” për çdo investim që do të bëjnë në Rusi që do të mbështeste regjimin e Vladimir Putin, tha sot kancelari Rishi Sunak.

Kancelari Sunak paralajmëroi se nuk ka asnjë mundësi për investime të reja në Rusi, duke shtuar se veprime të mëtejshme duhet të ndërmerren kolektivisht për “të shkaktuar vuajtje maksimale ekonomike”.

Kompanitë e mëdha në Britaninë e Madhe, përfshirë BP, Shell dhe Centrica kanë njoftuar planet për të ndërprerë lidhjet me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Unë po u bëj thirrje kompanive që të mendojnë me shumë kujdes për investimet e tyre në Rusi dhe sesi mund të ndihmojnë regjimin e Putinit, dhe gjithashtu jam i qartë se nuk ka asnjë mundësi për investime të reja në Rusi”, tha Sunak.

“Ne duhet të vazhdojmë kolektivisht më tej misionin tonë për të shkaktuar vuajtje maksimale ekonomike ndaj Rusise dhe për të ndaluar gjakderdhjen e mëtejshme”, tha ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like